Mickoski: Edhe pa qeveri teknike mund të realizohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se edhe tani me shfuqizimin e Qeverisë teknike mund që partnerët e koalicionit të realizojnë marrëveshjen e tyre politike.

Ai tha se kjo do të ishte qeveri politike dhe jo teknike ndërsa VMRO-DPMNE nuk do të merrte pjesë.

“Bëni qeveri politike, kryeministri aktual do të jep dorëheqje, Pendarovski mund t’ja jep mandatin, po sillet emri i Talat Xhaferi bëhet qeveria, ne nuk do të ishim kundër”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se ata do të dalin në zgjedhje, pa dallim kush do t’i organizojë zgjedhjet ata do të dalin dhe do t’i fitojnë ato. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like