MF: Ekonomia në Maqedoni do të stabilizohet! Konfirmim i politikave nga “Standard & Poors”

by admin
Spread the love

Nga Ministria e Financave thonë se ekonomia në Maqedoninë e Veriut do të stabilizohet, konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil.

Këtë sipas MF-së e konfirmon edhe “Standard & Poors”.

“Në periudhën afatmesme, rritja ekonomike në vend do të stabilizohet, ndërsa konsumi privat dhe investimet, duke përfshirë edhe investimet kapitale, do të japin shtysë të theksuar në këtë drejtim. Ndikim shtesë në perspektivat ekonomike do të ketë edhe progresi sa i përket integrimit në BE, gjë që do të kontribuojë edhe në përforcimin e kapaciteteve strukturore dhe institucionale. Vendi do të vazhdojë me konsolidimin fiskal, uljen e inflacionit dhe mbrojtjen e stabilitetit financiar, si dhe me reformat strukturore, ndërsa borxhi do të ruhet në nivel stabil. Kjo theksohet në raportin e fundit të Agjencisë “Standard & Poors”, e cila konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veruit BB- me perspektivë stabile. Veçanërisht është e rëndësishme fakti që rejtingu kreditor BB- me perspektivë stabile, të cilin Republika e Maqedonisë së Veruit e ka vazhdimisht që nga viti 2013, ka vijuar të ruhet pavarësisht krizës shëndetësore-ekonomike, si dhe krizës së çmimeve dhe asaj energjetike”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like