“Mezi marr frymë kur e mendoj”, shpërthen Klodiana Lala dhe tregon çfarë po përjeton: Jam e tronditur!

by admin
Spread the love

Gazetarja Klodiana Lala reagoi dje në rrjetet sociale për vdekjen tragjike të 7-vjeçares në Himarë pasi u godit me skaf nga një komisar. Lala shkruante se nuk mundej të përqafonte as vajzat e saj se ndjehej në faj ndaj prindërve të vogëlushes 7-vjeçare.

Mirëpo pikërisht në këtë postim, Lalës i komenton një qytetar i cili i shkruan se media nuk është në anën e duhur në këtë ngjarje.

“A ngjallet ai ëngjull nëse këta japin “llogari” Media jo në anën e duhur!”, i shkruan qytetari.

Nuk eshte femija juaj dhe uroj mos jete kurre, por te erret shpirti nese te ndodh.

Por keshtu si thua ti edhe te te vrasin, edhe mos reagosh. Une skam shkruar si gazetare, por si nene qe mezi marr fryme kur e mendoj.

Sa per dijeni jam me pushime dhe jam e tronditur, sgjej dot rehati. Por mesa duket per ju ka rendesi qe vetem zyrtareve mos ju prishet qetesia, pa ne te tjeret te ulim koken e mos bejme za, edhe kur na vrasin”, shkruan Lala.

You may also like