Mezani debuton me fitore, Laçi mposht Burrelin në miqësore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kampionati shqiptar i futbollit është pushim këtë periudhë për shkak të Kupës së Botës, që po zhvillohet në Katar. Skuadrat po mundohen që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të rikuperuar lojtarë të dëmtuar dhe për të rregulluar problemet që u shfaqen në pjesën e parë të sezonit.

Vetëm pak ditë më parë Laçi zyrtarizoi rokadën në pankinë, me Gentian Mezanin që mori vendin e malazezit Dejan Vukicevic.

Sot tekniku vlonjat ka debutuar në krye të pankinës së Laçit në një sfidë miqësore ndaj Burrelit. Kurbinasit kanë fituar këtë test miqësor me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një goli të shënuar nga Babatunde në pjesën e parë. / Oversport.tv

You may also like