Mexhiti: Nga sot është duke u instaluar akceleratori i ri në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësis Fatmir Mexhiti ka bërë të ditur se që sot është duke u instaluar akceleratori i ri në Klinikën Univerzitare për Radioterapi dhe Onkologji. Ai thotë se kanë përfunduar dy fazat e para të demontimit të akceleratorit njëzet vjeçar dhe është bërë përshtatja dhe rinovimi i bunkerit.

“Nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ka përfunduar deinstalimi i akceleratorit linear 20 vjeçar, i cili ka filluar në muajin gusht dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit”, ka thënë ministri Mexhiti.

Faza e parë parashikon instalimin fizik të sistemit, pasuar me matje, kalibrime, modelim të sistemit deri në vënien në punë përfundimtare. Gjithashtu parashikohet trajnimi për përdorimin e aparatit. Sipas dinamikës së pritshme, instalimi dhe aktivitetet e tjera pritet të përfundojnë për rreth 3-4 muaj, pas së cilës do të vihet në përdorim.

MARKETING



You may also like