Mexhiti: Kur BDI ka rezultate të dobëta në sondazhe kthehet në nacionalizëm

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, thotë se ka qenë pjesë e anëtarësimit të BDI-së dhe prej aty e di situatën në parti. Sipas tij, “BDI kur del mirë në votime, shkon me agjendë dhe program të gjelbër, por kur kanë rezultate më të dobëta në sondazhe, kthehen në nacionalizëm dhe histori”.

“Vetë fakti thotë se nuk i rrinë mirë. Njerëzit (BDI) janë në panik. Shqiptarët nuk janë të viteve 90, simbolika e një kryeministri shqiptar është e tepërt për ta. Pavarësisht se ka kryeministër shqiptar, Xhaferi sot nuk ka përgjigje për problemin arsimor të fëmijëve shqiptarë në shëndetësi. Pavarësisht se ministri i Shëndetësisë është shqiptar dhe kryetari i Fondit të Shëndetësisë është shqiptar, Tetova p.sh. është e diskriminuar në raport me qytetet e tjera, sa i përket financimit për pacient, dhe për këtë arsye shëndetësia në Tetovë është në një nivel kaq të ulët. Ky është funksioni i 20 pushtetarëve dhe familjeve të tyre, tha Mexhiti në emisionin “Vetëm e vërteta”.

Ai tregon se probleme të ngjashme ka edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kreu i Lëvizjes Demokratike beson se “shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të dobët dhe të paefektshëm, sepse nuk kanë punuar për rajonet e tyre, prej nga e marrin votën”.

MARKETING



You may also like