Pas shkarkimit të mbrëmshëm nga Kuvendi të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, këta të fundit kanë bërë të ditur se janë kërcënuar në facebook nga Artan Grubi.
Mexhiti dhe Aliu i bëjnë ia bëjnë me dije Grubit që 8 maji ështeë shumë afër.
Ja postimi o plotë i Mexhitit dhe Aliu në facebook:
Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti…
Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni!
Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin!
Afër…shumë shumë afër!
NDRYSHIMI KA NIS!
>