Mexhiti: 8 deputetë tashmë po dalin nga shumica parlamentare, ka sinjale për më tepër largime

by admin
Spread the love

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti është skeptik për sigurimin e votave të nevojshme për votimin e rikonstruktimit të Qeverisë, përcjell TV21.

Mexhiti tha se deri sa Qeveria po siguron 8 deputetë nga ASH, mbi 8 deputetë po dalin nga shumica parlamentare.

“Me deklaratën e kryeministrit që i kanë 64 deputetë, që kur thotë ai, mendoj se është për ta ruajtur qetësinë brenda strukturës, brenda shumicës, me siguri kjo flet se nuk i kanë as 64 dhe faktikisht vërtetohet fatkeqësisht atë që e kam thënë në vazhdimësi që është një akrobacion politik që nuk ka të bëjë as me bashkim për Europë, as një rritje të shumicës, apo stabilizim të shumicës, sepse e shohim që 8 mund të hyjnë, veç më 8 po dalin, ka paralajmërime edhe më tepër”, tha Mexhiti për TV21.

You may also like