Metsola bën thirrje për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe në Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka marrë shumë kohë, por tha se gjërat po lëvizin.

Metsola, si arritje të BE-së numëroi liberalizimin e vizave për Kosovën e dhënies si vend kandidat për Bosnjë dhe Hercegovinën.

“Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë të përputhet me kriteret e pranimit dhe të bëjë hapa konkret drejt çështjeve dypalëshe të pazgjidhura”.

“Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kritik. Lidhja me njëri-tjetrin përmes infrastrukturës, teknologjisë, dixhitalizimit, të gjitha do të ndihmojnë në krijimin e një sigurie më të madhe”, tha Metsola pas Forumit Ballkanik, transmeton Klankosova.tv.

Ajo më tej tha se Parlamenti Evropian qëndron me ata që duan t’i bashkohen projektit evropian për paqe dhe prosperitet.

“Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Është një fitore e dyanshme. Për BE-në dhe për rajonin. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma, për ndryshim. Për të garantuar demokraci, siguri dhe prosperitet”, tha Metsola, transmeton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like