METEO – Tokio përjeton qershorin më të nxehtë të 147 viteve të fundit

by admin
Spread the love

TOKIO, 30 qershor /ATSH-AA/ – Tokio sot ka regjistruar temperaturat më të larta për qershorin në 147 vitet e fundit, njoftoi agjencia japoneze e motit.

Kryeqyteti po zien nën valën e fortë të të nxehtit, pasi temperatura arriti në 36,4 gradë Celsius.

“Është temperatura më e lartë për qershorin në të dhënat e disponueshme që nga viti 1875”, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Rritja e temperaturave ka sjellë rritjen e përdorimit të sistemeve të ftohjes.

Megjithatë, autoritetet insistojnë që qytetarët të shkurtojnë përdorimin e energjisë elektrike në vendin me burime të pakta.

Japonia këtë muaj regjistroi edhe fundin e hershëm të sezonit me shi, pasi meteorologët thanë se ishte sezoni më i shkurtër në rajonin e kryeqytetit gjatë historisë së regjistruar të vendit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like