METEO – Kalifornia dhe Nevada goditen nga stuhi të forta bore

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-ANSA/- Ndërsa Teksasi po përballet me zjarrin më të madh në historinë e tij, Kalifornia dhe Nevada po përballen me një stuhi të fortë bore që ka lënë mijëra njerëz pa energji elektrike.

Rajoni malor i Sierra Nevadës është prekur veçanërisht nga stuhitë. Shpejtësia maksimale e erës ishte 305 kilometra në orë, ndërsa autoritetet paralajmëruan për rrezikun e një orteku në zonën e Liqenit Tahoe, ku vendpushimet e skive u mbyllën.

Parku Kombëtar Yosemite është mbyllur gjithashtu për publikun. Meteorologët i kanë kërkuar popullatës të qëndrojë brenda gjatë gjithë fundjavës.

Më shumë se 33 000 banorë në Nevada dhe pothuajse 24 000 në Kaliforni mbetën në errësirë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like