Meta: Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia duhet të hetohen

by admin
Spread the love

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, Meta ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes nga pasojat e luftës në qytetin Bucha.

Ai është shprehur se krimet kundër njerëzimit të Rusisë në Ukrainë duhet të hetohen

“I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë”, ka shtuar Meta.

“Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim”, ka theksuar Meta.

You may also like