Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i bëri thirrje SPAK-ut që të heqë shaminë që i mbulon sytë dhe të shoh skenën e krimit me inceneratorët, ku janë vjedh miliona euro të qytetarëve shqiptarë.
Gjatë protestës së mbajtur në ambientet e jashtme të inceneratorit të Tiranës, Meta deklaroi se Partia e Lirisë ndodhet sot aty për të treguar skenën e krimit që SPAK nuk mund ta shoh.
“Jemi sot këtu në një skenë krimi dhe vijmë këtu pasi u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron dhe nuk e shikon. Ndaj jemi këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë që nuk ka inceneratorë dhe që gjithçka është një mashtrim siç është provuar me fakte nga përfaqësues të opozitës dhe nga analistë kurajozë e të pa shitur. Jemi këtu për të treguar me gisht këtë vend krimi. Jemi këtu që drejtësia dhe SPAK ta heqin shaminë që i ka vendosur në sy Edi Rama dhe Erion Veliaj”, tha Meta.