mësuese Arlinda qan nxënësin Omer… – Shqip

by admin
Spread the love

Reuters i kushtoi një shkrim të premtes së kobshme në Maqedoninë e Veriut, ku u varrosën të 45 trupat e jetëhumburve në autobusin tragjik që morri flakë në një autostradë në Bullgari, gjatë kthimit nga Stambolli.

“Qindra vajtues u mblodhën në një varrezë fshati maqedonas në një shi të ftohtë të premten për të pushuar 10 banorë vendas, përfshirë tetë nxënës shkollash, të cilët ishin mes 45 personave të vrarë në një aksident autobusi në Bullgari”, shkruan Reuters.

Agjencia e njohur i kushtuar rreshta familjes Jahi, e cila pati 10 jetëhumbje.

Arkivolët jeshilë me 10 trupa u ulën në tokë në varrezat e fshatit Morane – të katër fëmijët e Enver Jahit, gruaja e tij, kunata e tij dhe dy fëmijët e saj, si dhe dy fëmijët e njërës prej motrave të Jahit.

 Arlinda Vlashi, mësuesja e Omer Jahit, 11 vjeç, i cili u varros pranë tre vëllezërve dhe motrave të tij dhe nënës së tyre, erdhi për të nderuar. “Si mund të shkoj në klasë tani kur nuk e shoh?” tha ajo me lot.

“Unë isha mësuesja e re e Omerit kur ai filloi klasën e gjashtë (në shtator). Ai ishte një djalë shumë i mirë, shumë i mençur, shumë i sjellshëm dhe mësonte shpejt.”

Enver Jahi, i cili nuk shkoi në udhëtim për në Stamboll, sepse duhej të drejtonte restorantin e familjes, qëndronte duke qarë në shi, ndërsa arkivolet futeshin në tokë, pasuar nga lutjet e imamit.

 “Ky ishte një lajm shumë i keq për ne. Jo vetëm për mua por për të gjithë fshatin,” tha Nuredin Bajrami, një fqinj i familjes Jahi. “Ne i njihnim shumë mirë. Ata ishin njerëz shumë të mirë”.

Trupat mbërritën me dy avionë ushtarakë bullgarë të premten pasdite në aeroportin e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit. Ata u varrosën në varreza të ndryshme në të gjithë vendin ballkanik gjatë pasdites, shkruan Rueters. /tesheshi.com/

You may also like