Messi zyrtarizohet me videon e veçantë te Inter Miami, dalin detajet e kontratës

by admin
Spread the love

Lionel Messi është zyrtarisht një lojtar i Inter Miami, me kampionin e botës që tashmë do të luajë në Major League Soccer (MLS).

Përmes faqes zyrtare klubi i Inter Miami ka zyrtarizuar afrimin e Messit me një video shumë veçantë.

Messi mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që më 7 qershor, megjithatë palët duhet të prisnin për zyrtarizimin pasi kontrata e sulmuesit me Paris Saint-Germain skadonte më 30 qershor.

Messi do të fitojë 50-60 milionë dollarë në sezon te Inter Miami, ndërsa në realizimin e transferimit të Messit mësohet se kanë ndikuar edhe partnerët e ligës Adidas dhe Fanatics.

Messi ka firmosur me Inter Miami për dy vite e gjysmë, pra deri në fund të sezonit 2025 në MLS, me opsionin për një vit tjetër shtesë./ Super Sport


Top Channel

You may also like