Messi luan ndeshjen e 1000-të, Zanetti: Leo mendon për skuadrën dhe jo për rekordet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, që po ndjek nga afër ndeshjen e Argjentinës në Kupën e Botës, Katar 2022, ka folur për të përditshmen “Ole”.

“Jam i lumtur, tani që jemi kualifikuar mes 16 më të mirave të Botërorit jam më i qetë. Messi kundër Australisë do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë si profesionist dhe ju jeni argjentinasi i vetëm që keni arritur diçka të tillë? Unë jam krenar për atë që po bën Leo. Unë kam luajtur 1114 ndeshje në karrierë, por në të vërtetë vetëm më pas e kam kuptuar se çdo të thotë.

Leo do të jetë i lumtur, por jam i sigurtë që mendon më shumë që të fitojë skuadra sesa për rekordet personale”, ka thënë Zanetti. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like