Messi luan ndaj Hong Kongut – Shqip

by admin
Spread the love

Banorët e metropolit aziatik pushtohen nga mania për yllin argjentinas

Trajneri i Inter Miami, Tata Martino, tha se gjasat janë të mëdha që Lionel Messi të luajë në takimin miqësor kundër Hong Kongut më 4 shkurt. Tekniku argjentinas tha se pret që tetë herë fituesi i “Topit të Artë” të luajë sa më shumë minuta të jetë e mundur, në një konferencë për shtyp në metropolin aziatik. Sulmuesi u aktivizua pak në humbjen 6-0 të Inter Miami kundër Al Nasr në Arabinë Saudite.

“Synimi është që Leo të luajë sa më shumë minuta. Pra, ne do të përcaktojmë se sa kohë mund të luajë në bazë të asaj që do të ndodhë, veçanërisht në stërvitjen e së shtunës, por me siguri do të jetë në fushë. Vijmë pas dy takimeve mjaft intensive, e do shikojmë gjendjen fiziket ë çdo lojtari.

Kur Luis Suarez u pyet për ribashkimin me yllin argjentinas, tha se ndihej i lumiur pasi mes tyre ka një lidhje të fortë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ndërkohë entuziazmi është i madh për tifozët e Hong Kongut për ardhjen e Inter Miamit dhe sidomos të yllit argjentinas. Me qindra u mblodhën jashtë hotelit ku po qëndronte skuadra amerikane.

Klan News

You may also like