Mëson italisht dhe studion si të marrë vendin e Lautaros, sulmuesi i ri i Interit është gati

by admin
Spread the love

Mehdi Taremi do të donte që sot të ishte korrik. Po e pret me padurim aventurën e tij me Interin dhe për këtë arsye kërkon që koha të fluturojë dhe të zbarkojë në Milano për të veshur fanellën zikaltër. Interi ishte i vetmi klub që kishte në mendje dhe i refuzoi të gjitha kontaktet me të tjerët derisa arriti marrëveshjen me italianët. Do të jetë një tjetër goditje me kosto zero, ashtu siç Marota i ka qejf.

Mehdi Taremi e di shumë mirë që nga tani deri në fundin e sezonit nuk do të ketë shumë impenjime me Porton dhe në teori ky mund të jetë një problem për Interin sepse do të humbasë ritmin dhe formën. Mirëpo, gjiganti i ka siguruar drejtuesit dhe stafin teknik që në fazën përgatitore do të vijë ashtu siç duhet dhe gati për ta nisur sezonin. Do të vijë me xhiro të larta motori. Taremi është duke studiuar me vëmendje skuadrën e tij të ardhshme, duke parë çdo ndeshje. U zhgënjye dy herë nga Champions-i, me eliminimin e Portos dhe të Interit, por është i vetëdijshëm që sezonin e ardhshëm do të luajë me një fanellë që do të ketë të stampuar titullin kampion dhe yllin e dytë.

Do të jetë në një skuadër fituese dhe me plan për të vazhduar këtë rrugëtim. Gjatë këtyre ditëve është me kombëtaren iraniane dhe sigurisht që mund të shërbejë kjo periudhë për të ruajtur formën dhe ritmin e ndeshjeve. Interi e pret sepse tek ai kërkon të gjejë një titullar të vërtetë, jo një alternativë për Turamin apo Lautaron. Inzagi do të ketë një lojtar që nuk do ta ul stekën e rendimentit të skuadrës kur të mundojë “Toro” apo francezi. Diçka që nuk ka ndodhur këtë vit me dyshen Arnautoviç-Sançez.

Për karakteristika fizike dhe teknike, Taremi është në gjendje që të përshtatet më së miri me të dy lojtarët, qoftë Lautaro apo Turam. Taremi e di që pavarësisht faktit se është 32 vjeç do të ketë shansin e artë të karrierës së tij, në një sezon ku do të luhen pafundësisht ndeshje dhe Interi do të marrë pjesë në shumë kompeticione. Gjatë kësaj kohe ka filluar edhe të studiojë italisht, në mënyrë që të përshtatet sa më mirë me ekipin e ri dhe të kuptojë çdo udhëzim që do të japë trajneri Inzagi për skuadrën para dhe gjatë ndeshjeve.

Gjatë kësaj kohe po qëndron në kontakt me drejtuesit e klubit dhe po merr informacione të shumta për Milanon. Bashkë me të do të zbarkojë në Milano edhe Piotr Zielinski. Dy transferime me koston zero. Taremi është gati për “luftë” dhe ka premtuar se do të vijë i karikuar.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like