Mësohen dyshet gjysmëfinaliste të kupës së RMV-së – Shqip

by admin
Spread the love

SHKËNDIJA – MAKEDONIJA GJ.P DHE STRUGA TL – SILEKSI

Në gjysmëfinale të Kupës së së Maqedonisë së Veriut në futboll, më 5 prill do të përballen Shkëndija – Makedonija Gj.P dhe Struga Trim Lum – Sileksi

Në hapësirat e FFM-së u hodhë shorti për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Në vazot ishin emrat e katër skuadrave nga Liga e Parë e futbollit si Shkëndija, Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P dhe Sileksi. Në bazë të shortit në gjysmë finale do të përballen: Shkëndija – Makedonija Gj.P dhe Struga Trim Lum – Sileksi

Kujtojmë se edhe në këtë fazë të eliminimeve luhet vetëm një ndeshje dhe nëse nuk ka fitues pas 90 minutave lojë, atëherë kalohet në ekzekutimin e penaltive.

Nga gjysmëfinalistët vetëm Struga Trim Lum nuk ka fituar Kupën. Sileksi ka fituar tre herë Kupën e Maqedonisë më 1994, 1997 dhe 2021, Makedonija GJ.P ka dy tituj 2006 dhe 2022 sikurse edhe Shkëndija që ka fituar Kupën më 2016 dhe 2018.

Dy ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen më 5 prill. Finalja e madhe pritet të zhvillohet në javën e tretë të Majit. /KlanMacedonia/

You may also like