Mësimdhënësit e shkollës “Arseni Jovkov” krijojnë fond për të shpërblyer nxënësit e shkëlqyeshëm

by admin
Spread the love

Mësimdhënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” si duket kanë gjetur një metodë shumë të mirë për të stimuluar nxënësit që të arrijnë suksesin e shkëlqyeshëm.
Bëhet fjalë për krijimin e një fondi, i cili do t’ju dedikohet të gjithë atyre nxënësve të cilët do ta përfundojnë vitin shkollor me rezultatin 5.00.
Këtu do të përfshihen të gjithë nxënësit, nga viti i parë deri në vitin e katërt.
E veçanta e kësaj është se vetë mësimdhënësit do të jenë kontribuues, pra, ata nga xhepi i tyre do të ndajnë të holla, vetëm e vetëm me qëllim që të stimulohen nxënësit që të arrijnë tek suksesi i shkëlqyer.
Ky veprim i tyre dëshmon edhe në praktik përkushtimin dhe dëshirën që e kanë për të inkurajuar nxënësit të japin më të mirën nga vetja dhe për të arritur majat e suksesit.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like