Mësim online kur ka alarme për “bomba” – Shqip

by admin
Spread the love

DYSHIME: ADRESAT E NDRYSHUARA ELEKTRONIKE TË KAPSHME PËR KËRCËNUESIT

Për shkak të alarmeve për “bomba” që me muaj janë duke bllokuar sistemin arsimor në vend, sic percjell KlanM, shkollat fillore dhe të mesme kanë marrë rekomandime nga Ministria e Arsimit që në ditët kur do të marrin mesazhe kërcënuese, mësimi të vazhdohet nga distanca.

Sipas Ministrisë së Arsimit, nxënësve do t`u jepej një orë kohë që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe përmes rrugës elektronike të kyçen në mësim, me qëllim që të mos ketë humbje të orëve.

Janë njoftuar edhe prindërit e nxnësve që të kontrollojnë profilet e fëmijëve të tyre në platformën TIMS ku mësimi online zhvillohej gjatë pandemisë me COVID-19.

Ndërkohë, sic percjell KlanM,  lufta hibride nuk është duke u ndalur, kurse viktima janë fëmijët dhe sistemi arsimor. Ditëve të kaluara në adresat elektronike të shkollave të vendit kanë mbërritur mbi 100 alarme për “bomba”.

Organet kompetente tashmë gjashtë muaj nuk mund të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre mesazheve dhe kush po i shterr institucionet shtetërore që për çdo ditë zbatojnë kontrolle anti-terroriste.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, nga Kuvendi theksoi se lufta në Ukrainë paraqet motivin për sulmet kibernetike edhe pse shfaqi dyshime se si adresat e ndryshuara elektronike të institucioneve menjëherë janë bërë të kapshme për dërguesit e mesazheve të rreme për “bomba”.  

Në një nga mesazhet që kishte mbërritur në adresat elektronike kërkohej largimi i LSDM-së nga Qeveria. 

You may also like