Mesi, sponsori, Super Liga/ PSG-Barça sa shumë urrejtje!

by admin
Spread the love

Nëse Barça-Çelsi u kthye në një klasike në Champions League me pesë ndeshje midis vitit 2005 dhe 2012, Paris SGja ka marrë stafetën pikërisht që kur petrodollarët e Katarit zbarkuan në Paris në vitin 2012 për të fituar Ligën e Kampioneve, që e panë nga afër vetëm në vitin pandemik 2020 pa e prekur.

Fitorja historike e Bajernit në finalen në Lisbonë në mes të pandemisë, vinte kur Paris SG-ja ishte bërë armiku numër një publik i Barçës jashtë Spanjës. Zanafilla është në vitin 2017, kur klubi francez bindi Nejmarin që të largohej nga Barça.

Kështu ndodhi, me brazilianin që mbërriti në Kullën Ejfel” në këmbim të 222 milionë eurove – deri më sot shifra më e lartë e paguar për transferimin e një lojtari. Kjo ndodhte vetëm pesë muaj përpara se magjia e “Camp Nou”- t të funksiononte dhe rezultati 6-1 i Barçës në stadiumin e saj pasi ishte mundur 0-4 në Paris do të sillte në fjalorin francez fjalën katalanase “remuntada” (përmbysje).

Tri herë radhazi në katër vjet, PSG-ja i ra Barçës në short në Ligën e Kampioneve, ku tensionet ishin rritur dhe më shumë mes Laportës dhe AlKhelaifit pas vendimit të presidentit të Barcelonës për prishjen e marrëveshjes së sponsorizimit me Katarin për të nënshkruar për “Rakuten”.

Presidenti i PSG-së as nuk e ka harruar dhe as nuk fal, siç vazhdon të bëjë tani, dhe një muaj pas flirtit të Verratit (duke pozuar me një kopertinë të “Mundo Deportivo” në Ibiza), ai u hakmor duke “vjedhur” Nejmarin. Braziliani nuk e ndihmoi shumë, sepse Champions vazhdon të jetë ende një mollë e ndaluar në Paris.

Por Al-Khelaifi nuk u mjaftua me Nejmarin dhe në gusht 2021, kur Mesi kishte bërë të qartë se nuk do të qëndronte në Barcelonë, ai e bindi për të vijuar karrierën në Paris.

Me treshen NejmarMesi-Mbape ai synoi të pushtonte Europën, por në dy vite që treshja e famshme ishte së bashku, Paris SG-ja nuk i kaloi 1/8 e finaleve. Ngushëllimi ishte një fitore në një “Camp Nou” (1-4) bosh për shkak të Covid muaj më parë.

Për ta mbyllur armiqësinë erdhi Super Liga, me Laportën një ndër tre iniciatorët së bashku me Perezin (Real) dhe Anjelin (Juventus) dhe Al-Khelaifin kundër si shefi i Shoqatës së Klubeve Europiane.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

 

You may also like