Mesi, Mbape dhe Benzema dhe finalistë për çmimin “The Best” – Shqip

by admin
Spread the love

Në rrethin më të ngushtë të FIFA-s për futbollistin më të mirë në vitin 2022, pritshëm hynë kapiteni i reprezentacionit argjentinas, Lionel Mesi dhe dy francezë, shënuesi i mirë i Botërorit në Katar, Kilian Mbape dhe fituesi i vitit të kaluar i “Këpucës së Artë”, Karim Benzema.

Fituesin e çmimit “The Best” do ta zgjehdin seleksionuesit dhe kapitenët e të gjitha reprezentacioneve, gazetarë të futbollit, si dhe vizitues të faqes së internetit të FIFA-s.

Në zgjedhjen më të ngushtë për futbollisten më të mkrë hynë anglezja Beth Mead, amerikanja Aleks Morgan dhe Aleksia Puteljas nga Spanja.

Argjentinasi Lionel Skaloni, italiani Karlo Ançeloti dhe pasnjolli Pep Guardiola janë kandidatë për trajnerin mlë të mirë në kategorinë e meshkujve, përderisa seleksionuesja angleze, Sarina Vigman, kolegia e saj braziliane Pia Sanhexh dhe Sonja Bompastor nga Lioni francez janë nominuar në kategorinlë e femrave. /MIA

TI RAPORTON!

You may also like