Mesfushori kroat i thur elozhe trajnerit të Sitit: Guardiola 10 herë më i mirë nga sa e bëjnë, ja arsyeja e sukseseve të tij

by admin
Spread the love

Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Inter dhe Çelsi, teksa prej verës së vitit të kaluar është pjesë e Mançester Sitit. Ai është shprehur i lumtur për kalimin tek “Qytetarët” si dhe për faktin që e konsideron Guardiolën më të mirin në rolin e vet.

“Jam i lumtur që pata mundësinë të zgjedh Mançester Sitin për fazën më të rëndësishme të karrierës sime. Nuk dyshova për asnjë moment. Dhe kur mbërrita këtu, kuptova se askush nuk ngopet me atë që ka fituar, asnjë nuk relaksohet dhe nuk kënaqet. Madje as me tripletën historike që fituam vjet.

Guardiola? Kam përjetuar personalisht gjithçka që kisha dëgjuar më parë për të. Madje është 10 herë më i mirë krahasuar me çfarë flitet për Pepin. I kanë dalë të gjitha fjalët që më tha kur u bëra pjesë e këtij klubi. Jam i impresionuar, mendoj se thjeshtësia e shpjegimeve që të jep është shkaku kryesor i sukseseve të tij. Guardiola është i përpiktë, ai gjithmonë ka një plan B ose C për të zbatuar nëse plani A nuk funksionon. Ky është shkaku pse ne u përshtatemi shpejt situatave, sepse e kemi gjithmonë një zgjidhje për momentet delikate“, u shpreh mesfushori kroat.

PANORAMASPORT.AL

You may also like