Mesfusha shqetëson tre klube, goditja që mund të shkaktojë një efekt domino

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mungojnë edhe disa javë nga përfundimi i merkatos dhe ka akoma kohë për tu kryer disa operacione të rëndësishme. Këtë gjë e dinë mirë Manchester City, PSG dhe Barcellona, që sipas mediave spanjolle kërkojnë të bëjnë edhe një goditje të fundit në repartin e mesfushës.

Bernardo Silva, Marco Verratti dhe Frenkie de Jong janë tre lojtarët që mund të përfshijnë tre klubet në një efekt domino.

Sipas mediave spanjolle Bernardo Silva ka arritur marrëveshjen me Barcelonën, ndërsa Frenkie de Jong që nuk pranon që të luajë me më pak para është kthyer në një objektiv të PSG-së.

Këtu del në skenë Verratti, që me ardhjen e Galtier në Paris nuk është më i lumtur dhe është gati që të transferohet nën urdhrat e Guardiolës në Angli. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like