Mesazhi shpresëdhënës i Vladimir Klitschkov: Kievi po i rikthehet jetës

by admin
Spread the love

Vëllai i kreut të i Bashkisë së Kievit, Vladimir Klitschkov, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat ndërkombëtare ku shprehet se tashmë kryeqyteti ukrainas është duke iu rikthyer pak nga pak jetës, ndonëse jo në kuptimin e plotë të saj, pasi ofensiva ruse vijon me intensitet në pjesën jugore të Ukrainës.

Ish-kampioni i botës në boks tregon se tashmë trafiku është shtuar në rrugët e kryeqytetit dhe ka më shumë banorë që lëvizin, ndërkohë që sirenat e alarmit për momentin kanë heshtur.

Megjithatë, ai iu kërkon qytetarëve që të kenë kujdes me lëvizjet e tyre, pasi lufta është ende brenda shtëpisë dhe një sulm i befasishëm mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Vladimiri tregon mes të tjerash se situata në Kiev është e vështirë pasi infrastruktura është dëmtuar dhe ka probleme me furnizimin me ujë dhe ushqime. Shumë rrugë janë ende të bllokuara për të parandaluar një rikthim të trupave ruse.

Vëllezërit Vladimir dhe Vitaly Klitschkov janë tashmë kthyer në heronj të vërtetë të rezistencës ukrainase, pasi që në momentet e para të pushtimit rus morën armët dhe dolën në front.

Rruga Press

You may also like