Mesazhi i Johnson: Ukraina duhet të ftohet të përgatitet për anëtarësimin në NATO sa më shpejt të jetë e mundur

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Boris Johnson i ka thënë Dhomës së Komunëve se Ukraina duhet të ftohet për të bërë përgatitjet për t’u bashkuar me NATO-n “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Samiti i Vilniusit të kësaj vere do të jetë një provë e rëndësishme e gatishmërisë së NATO-s për të përmbushur premtimet e saj të kahershme ndaj Ukrainës”– tha Johnson, duke shtuar se: A pajtohet me mua se tani është qesharake të thuhet se anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të jetë në një farë mënyre provokuese për Rusinë, pasi Putini ka treguar se çfarë është i gatshëm të bëjë kur Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe sepse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s.”

“A është ai dakord që duhet të jetë politika e qeverisë që Ukraina të ftohet të bëjë përgatitjet e nevojshme për t’u bashkuar sa më shpejt që të jetë e mundur sipas rregullave për hir të qartësisë, stabilitetit dhe paqes në Evropë?”– tha ndër të tjera ish-kryeministri britanik.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly nderoi Johnson për “lidershipin që ai tregoi në një moment jetik në atë kohë”, duke shtuar se: “Pozicioni i NATO-s në lidhje me Ukrainën është i paqartë, por ftesa i është bërë Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën euro-atlantike.”

“Mendoj se është tepër e rëndësishme që kjo të mos hiqet nga tavolina. Sigurisht, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ishte një veprim provokues. Dëshira e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n ishte një qëndrim mbrojtës plotësisht i kuptueshëm për shkak të atij kërcënimi nga Lindja.”


Top Channel

You may also like