Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

by admin
Spread the love

Pas humbjes ndaj Evertonit, trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino ka analizuar ndeshjen. Trajneri argjentinas e vendos theksin më shumë te sulmi, aty ku e nisi si titullar Armando Broja. Për Pochettinon, duhet shënuar që të fitosh.

“Ne kemi qenë gjithmonë proaktivë, por sot (dje) treguam mungesë të pozitivitetit. Ne rikuperuam shumë topa në mesfushën e tyre, por atëherë nëse në atë zonë të fushës nuk je shumë agresiv ose nuk luan me cilës, është të vështirë të fitosh ndeshjen. Në fund për shkak të një gabimi në përqendrim pësuam gol, por duhet të kishim shënuar ne të parët.

Ne duhet të shënojmë nëse duam të fitojmë ndeshjen dhe të jemi në një pozicion tjetër në tabelë. Nuk bëhet fjalë për të luajtur mirë, sepse skuadra luajti mirë, djemtë e dominuan ndeshjen ndaj një ekipi shumë të vështirë si Everton. Mendoj se meritonim më shumë sepse ishim më të mirë se ata, por në fund duhet të shënosh sepse në të kundërt i jep besim kundërshtarit”, është shprehur Pochettino./ h.ll/abcnews.al

You may also like