Meryl Streep po divorcohet pas 45 vitesh martesë, çifti prej 6 vjetësh jeton i ndarë

by admin
Spread the love

Aktorja Meryl Streep është duke u ndarë nga bashkëshorti i saj Don Gummer pas 45 vitesh martesë.

Sipas mediave të huaja, ata janë ndarë prej më shumë se gjashtë vitesh, por këtë informacion e kanë mbajtur të fshehtë. Lajmin për divorcin e tyre e ka konfirmuar përfaqësuesi për media i Streep.

“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet. Dhe ndërsa ata gjithmonë do të kujdesen për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndara”, tha ai.

Çifti u prezantua nga vëllai i saj Harry në vitin 1978, dhe hera e fundit që çifti u pa së bashku ishte në vitin 2018 kur ata dolën së bashku në Oscars.

Streep dhe Gummer kanë katër fëmijë: djalin Henry Wolfe dhe tri vajza, Mamie Gummer, Grace Gummer dhe Louisa Jacobson. Përveç kësaj, ata kanë pesë nipër e mbesa.

Përveç pasurisë së tyre në Connecticut, çifti ndau një papafingo të gjerë Tribeca në Nju Jork derisa e shitën për 15.8 milionë dollarë në janar 2020. Më pas, në k

You may also like