Merren masa në ceremoninë e “Oscars 2023” pas shuplakës të Will Smith ndaj Chris Rockut

by admin
Spread the love

Ceremonia e “Oscars” këtë vit do të shtojnë një ‘ekip krize’ në rast se do të ketë një tjetër lloj situate sikurse ajo e vitit të kaluar.

Një ekip profesionistësh do të jenë në terren në ndarjen e çmimeve të Akademisë që do të zhvillohet në Los Angeles më 12 mars.

“Për shkak të vitit të kaluar, ne kemi hapur mendjen për shumë gjëra që mund të ndodhin në Oscars”, tha drejtori i Akademisë së Shkencave dhe Filmave, Bill Kramer për Time.

“Por këto plane krizash – ekipet dhe strukturat e komunikimit të krizës që ne kemi – na lejojnë të themi se ky është grupi që duhet ta mbledhim shumë shpejt. Kështu bashkohemi të gjithë. Kjo do të jetë deklarata”, tha Kramer.

Masa e re vjen pas skandalit të Will Smith në “Oscars 2022”, ku goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, pas një shakaje që bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

 

You may also like