Merr mandatin e Boçit, reagimi i parë i Qani Xhafës: S’kapëm qiellin me dorë

by admin
Spread the love

Kandidatimi i Luçiano Boçit për Elbasanin do të lërë një vend të lirë për deputet në radhët e demokratëve, i cili duhet plotësuar.

Kështu, pas lënies së mandatit nga Boçi, sipas të dhënave të KQZ-së, në vend të tij do të jetë Qani Xhafa, ish-kreu i Komunës Labinot Mal.

Në një reagim së fundmi Qani Xhafa, me gjasë deputeti më i ri i Kuvendit shpreh modest lidhur me këtë fakt duke thënë se rëndësia e vetme është kanidimi i Boçit, pasi sipas tij mund të fitohet gara kundër PS-së.

“Patjetër që do të mbështesim zotin, Boçi, fuqimisht. Është kandidati i vetëm që mund të fitojë në Bashkinë e Elbasanit” tha Xhafa për Abcnews.al.

Por si ndihet ai personalisht me mandatin e deputetit të lënë nga Boçi?

“Nuk kapëm qiellin me dorë ne. Çfarë rëndësie ka kjo? E rëndësishme është të kandidojë Luçiano dhe të fitojë në Elbasan” tha Xhafa.

You may also like