Merr fund dilema. Luizi sqaron rolin e tij në Big Brother Vip Albania 3

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ka reaguar pas aludimeve të shumta në rrjet lidhur me rolin e tij në Big Brother Vip 3. Përmes një Instastory, Luizi ka zbuluar se nuk do të marrë pjesë si opinionist në këtë sezon të 3-të. “Pas shumë mesazheve që më kanë pyetur, Luiz a do të jesh opinionist? Luiz a do të jesh vëllai i madh? Ju them që nuk do të jem as opinionist as vëllai i madh as vëllai i vogël. Thjesht do jem si ju, do e shikoj. Thjesht ju uroj suksese të gjithëve. Nuk do jem fare pjesë e “BBV3”, Big Brother im ka qenë edicioni i dytë. Kështu që suksese ju uroj shikim të këndshëm”, shprehet ai. Kujtojmë se dy emrat më të përfolur si opinionist këtë sezon janë: Arbër Hajdari dhe Grida Duma, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar./M.K-dritare.net

The post Merr fund dilema. Luizi sqaron rolin e tij në Big Brother Vip Albania 3 appeared first on NTV.

You may also like