Merko nuk ka dashur të japë dorëheqje – Shqip

by admin
Spread the love

Është e qartë se Ramiz Merko nuk ka dashur të japë dorëheqje, konstaton në Klan Debat analisti, Ibraim Memeti. Sipas tij, BDI është munduar ta bindë Merkon për t’u dorëhequr, por ai nuk ka pranuar. Nëse do të jepte dorëheqje, kjo çështj do të zgjodhej më lehtë sipas analistit Memeti.

“Gjithë pajtohemi se meqë atë e kanë futur në listë të zezë, duhet të ketë diçka që ne nuk e dimë, por sigurosht ka diçka…Ose duhet të thuash se kjo është ‘non sense’ ose të japësh dorëheqje, Nuk mund të heshtësh sepse nuk është një punë e vogël. Nuk mund të injorohet dhe të heshtësh ndaj këtij vendimi sikur nuk është asgjë. Amerika është shtet i rëndësishëm për ne”, tha mes tjerash Ibraimë Memeti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

You may also like