Merkatoja e Dimrit prezantohet në film të animuar (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Merkatoja e dimrit u shënua me transfere mjaft interesante, kurse gjithcka është pasqyruar në një film të shkurtë të animuar.

Të gjithë janë aty! Ronaldo, Mesi, Depaj, Zhoao Feliks, Mudrik, Enzo Fernandez…Gjithçka që ishte interesante në afatin kalimtar, sic percjell KlanM, është prezantuar në më pak se 3 minuta të paketuar në mënyrë interesante dhe simpatike.

Rrëfimi nis me transferin e Kristijano Ronaldos në Arabinë Saudite, kurse përfundon me Enco Fernandezin, për të cilin Çelsi, në përfundim të merkatës pagoi 121 milion euro.

Aty gjendet edhe ukrainasi Mudrik, I cili “ëndërronte” Arsenalin, por në fund u transferua në Çelsi. Krijuesit e filmit të animuar ironizojnë me pronarët koprac të Ten Hag dhe Jirgen Klopit. Normalisht duhej të kishte vend për Mesin, kurse ka detaje edhe nga futbolli anglez, spasnjoll dhe gjerman.

 

TI RAPORTON!

You may also like