Merkato në Superiore, Flamurtari prezanton afrimin e 13-të

by admin
Spread the love

Flamurtari vazhdon të përforcohet në kuadër të misionit Superiore. Kuqezinjtë nga Vlora kanë prezantuar Marko Krivicic si futbollistin më të ri të skuadrës së drejtuar nga Emiliano Çela.

Flamurtari vazhdon të përforcohet në kuadër të misionit Superiore. Kuqezinjtë nga Vlora kanë prezantuar Marko Krivicic si futbollistin më të ri të skuadrës së drejtuar nga Emiliano Çela.

Sezonin e fundit e kaloi në Superiore tek Erzeni, duke zhvilluar 35 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

“Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të njohur shqiptar.

Krivicic është përforcimi numër 13 për Flamurtarin gjatë kësaj merkatoje verore. Drejtuesit kanë firmosur më parë me emra si Andri Stafa, Erjon Vucaj, Aleksander Dalanaj, Fjoralb Deliaj, Alexandre Di Estefano, Fabio Hasa, Eni Imami, Aleksa Mrdja, Aldo Teqja, Elvi Berisha, Antonio Ilieski, Silvio Zogaj.


Top Channel

You may also like