Merkato Milan: Si paraqitet situata me De Ketelaere dhe objektivat e tjerë

by admin
Spread the love

Është vetëm çështje kohe që Charles De Ketelaere të veshë fanellën e Milanit. Club Brugge duket se është bindur nga oferta e Milanit dhe brenda 48 orëve të ardhshme pritet që gjithçka të mbyllet.

De Katelaere do të firmosë kështu për Milanin ndërsa në arkat e klubit belg do të shkojnë rreth 33 milionë euro. Në rast se gjërat nuk shkojnë ashtu si pritet atëherë Maldini e ka gati planin b që është Hakim Ziyech nga Chelsea.

Gjithashtu sipas mediave italiane, Milani është futur fuqishëm në garë për mesfushorin e Aston Villas Carney Chukwuemeka. Ky i fundit kërkohet gjithashtu edhe nga PSG e Barcelona, ndërsa Aston Villa e vlerëson rreth 20 milionë euro. /oversport.tv

You may also like