Merkato Juventus: “Zonja” rrit presionin për Molina, Kimpembe në vend të Chiellinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në pritje të Paul Pogba dhe Angel Di Maria, te Juventusi po punojnë edhe për afrimet e tjera në klub. Në skenë së fundmi është rikthyer emri i Nahuel Molinës, për të cilin “Zonja e Vjetër” ka nisur një sulm për ta veshur me fanellën bardhezi.

Një operacion ky që pritet të bëhet me një pjesë të parave të grumbulluara nga De Ligt. Gjithashtu, për këtë të fundit Juventusi ka edhe dy alternativa për ta zëvendësuar.

Përveç Gabriel që prej kohësh po shihet si objektivi kryesor për të zëvendësuar holandezin në rast largimi, në skenë ka dalë dhe një tjetër emër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e PSG, Kimpembe. Ky i fundit do të marrë vendin e lënë bosh nga i larguari Giorgio Chiellini. /oversport.tv

You may also like