Merkato Inter: Zgjatet rinovimi i Lukakut, pesë lojtarë drejt largimit

by admin
Spread the love

Tek Interi vazhdojnë negociatat për lojtarët që mund të afrohen dhe të largohen nga klubi. Aktiviteti më i madh për momentin është në merkaton dalëse ku nga ambienti zikaltër pritet të largohen të paktën 5 lojtarë.

Për Andrea Pinamontin zikaltrit kanë nisur kontaktet me klubin e Sassuolos. Këta të fundit janë duke kërkuar një zëvendësues të Gianluca Scamaças dhe talenti i Interit konsiderohet si profili ideal.

Aleksis Sanchez sakaq po mendon transferimin e tij drejt Marseille, ndërsa pritet të largohen gjithashtu edhe Valentino Lazaro, Lucien Agoume dhe Salcedo. Për sa i përket afrimeve, mediat italiane raportojnë për një rinovim të huazimit të Romelu Lukakut edhe për të paktën një tjetër sezon.

Gjithashtu është zhvilluar së fundmi një takim midis agjentit të Nikola Milenkovic dhe drejtuesve të Fiorentinës. Klubi nga Firence kërkon rreth 15 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. /oversport.tv

You may also like