Merkato e panjohur: Dita kur Xavi ishte pranë Real Madrid: Nëse do, firmosim nesër

by admin
Spread the love

Më 10 janar 1999, Barcelona luajti ndaj Athletic Bilbaos në “Camp Nou” dhe trajneri i atëhershëm Louis Van Gaal zgjodhi Pep Guardiolën në fushë në vend të një 18-vjeçari si Xavi Hernandez. Xavi ishte në formë të mirë dhe vendimi i teknikut holandez nuk iu duk i drejtë babait të lojtarit, Joaquin, i cili u ankua te Manuel Angel Romero, skaut i Real Madridit në Katalonjë, në atë kohë.

“Ata nuk e dinë se çfarë lojtari kanë, çfarë lojtari është Xavi, duket se ata shikojnë vetëm Pep”, tha Joaquin për Romero. “Nesër nëse dëshironi, le të shkojmë te Real Madrid”.Romero ishte një njeri që kishte arritur të sillte shumë lojtarë të talentuar katalanas në Barcelonë.

Kur babai i Xavi shprehu zhgënjimin e tij për vendimin e Van Gaal, Romero iu drejtua Paco Jimenez, i cili ishte një nga njerëzit e besuar të Vicente del Bosque, për t’i kërkuar atij të informonte klubin madrilen.

I thashë Pacos: Dreqin, a e dëgjove? Tregoji klubit”, tha Romero për MARCA. “Më shikoi shumë seriozisht. “Çfarë do, të hysh në telashe?”, m’u përgjigj ai.Xavi luajti 30 minuta dhe Barcelona fitoi 4-2. Familja e Xavit e harroi shpejt incidentin dhe lojtari bëri histori me klubin katalanas.

You may also like