Meritoni luan me ndjenjat e saj? Ilnisa verbërisht e dashuruar

by admin
Spread the love

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, janë një prej çifteve më të diskutuar deri më tani në “Big Brother VIP”, pasi që prej hyrjes në shtëpi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke u puthur e përqafuar, e madje kohët e fundit edhe kanë fjetur bashkë.

 

Por, banorët e shtëpisë kanë ngritur dyshime se Meritoni po e shfrytëzon Ilnisën për lojë. Ka qenë Vesa Smolica, një prej banoreve të BBV, e cila teksa bisedonte me Ilnisën, e ka pyetur nëse Meritoni po e shfrytëzon për lojë.

“A mendon se po të shfrytëzon Meritoni?”, pyeti Vesa.

Ndërkohë Ilnisa është përgjigjur se nuk e mendon kurrsesi diçka të tillë, teksa shprehet: “nuk e besoj në botë, gjithçka mund të mendoj por këtë kurrë”.

Pjesë nga biseda:

Vesa: A mendon se po të shfrytëzon Meritoni?

Ilnisa: Jo, në botë!

Vesa: Se je zgjedhur dhe e preferuar.

Ilnisa: Nuk e besoj në botë, gjithçka mund të mendoj por këtë kurrë. Ti mendon se po të shfrytëzon shoqëria që rri?

Vesa: Jo, për çfarë do të më shfrytëzojnë?

Ilnisa: Po ja ndajnë kohë me ty për shembull.

Vesa: Jo, ti e ke me konkrete. Kemi parë në BBV e tjerë që për të qëndruar dhe për tu bërë faktori rrinë me një person për të qenë në vëmendje.

Ilnisa: Nuk është rasti.

Vesa: Është…

Ilnsa: Po më shfrytëzon ai mua, apo unë atë?

Vesa: Ai ty.

Ilnisa: As më shkon mendja. Këtë nuk e mendoj, të gjitha i mendoj.

Vesa: Unë kështu mendoj, se ka ndodhur edhe nëpër “Big Brother-a” të tjerë.

You may also like