Mercedes njofton ikjen e Hamilton – Shqip

by admin
Spread the love

Skuderia gjermane informoi se britaniku kishte aktivizuar klauzolën e largimit

Mercedes lajmëroi se Luis Hemilton do të largohet nga skuderia në fund të sezonit. Më herët shefi i Mercedes Toto Uolf u konfirmoi punonjësve  se 39-vjeçari do të transferohej te Ferrari.

Skuderia gjermane në komunikatën për shtyp informoi se britaniku kishte aktivizuar klauzolën e largimit. Me Mercedes Hemilton ka fituar 6 tituj kampionë dhe në total 82 gara.

Bisedimet mes shtatë herë kampionit të botës dhe drejtuesve të “Kokëkuqes” kanë përparuar, por ende nuk ka një kontratë të firmosur mes palëve. Pritet që zyrtarizimi të bëhet në fundjavë.

Hamilton, 39 vjeç, do të bashkohet me Charles Leclerc, që një javë më parë njoftoi rinovimin me skuderinë italiane. Me afrimin e britanikut, Ferrari po bën përpjekjen e fundit për t’u rikthyer te sukseset në botërorin e Formula 1.

“Kokëkuqja” nuk e ka fituar titullin kampion që nga viti 2007 me Kimi Raikonen, ndërsa titulli i fundit i konstruktorëve u mor 1 vit më pas.

Klan News

You may also like