Mercedes do të vijojë investimet në EV, pavarësisht ndërprerjeve për shkak të luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

Mercedes-Benz AG (MBGn.DE) nuk do t’i shkurtojë shpenzimet për automjetet e ardhshme elektrike, edhe pse po përballet me presionet mbi kostot e zinxhirit të furnizimit, të përkeqësuara nga konflikti Rusi-Ukrainë, – tha të martën CEO i shtëpisë automobilistike gjermane.

Në hapjen e fabrikës së parë të baterive për automjetet elektrike (EV) në Shtetet e Bashkuara, Ola Kaellenius tha se perspektivat financiare të kompanisë për vitin 2022 mbeten të pandryshuara, pavarësisht konfliktit.

“Ne e mbrojmë gjithnjë investimin në teknologjinë e ardhshme dhe produktet e ardhshme – tha Kaellenius për Reuters. Ky është fryti që do të korrim. As në vitin e Covid, më 2020, nuk e ndërpremë kërkimin dhe zhvillimin për projekte të rëndësishme”.

Mercedes po punon me furnizues në Ukrainë, aktiviteti me të cilën është ndërprerë, shtoi ai, por është “shumë shpejt për të thënë se cilat do të jenë pasojat më të gjera”.

Rritja e çmimeve të benzinës pas pushtimit rus të Ukrainës ka shtuar sfidat për shtëpitë e njohura automobilistike, që i mbështesin fitimet e tyre ende tek automjetet me karburant fosil. Edhe rritja e çmimeve të materialeve që përdoren në bateritë e automjeteve elektrike, si nikeli, i nxjerrë shumë në Rusi, ka dëmtuar gjithashtu industrinë.

Kaellenius po përpiqet të përshpejtojë kalimin e Mercedes nga një kompani e teknologjisë me djegie në një kompani, produktet e së cilës nuk emetojnë karbon dhe mbështeten në software dhe fuqi llogaritje.

Mercedec dhe shtëpi të tjera automobilistike të njohura ndjekin Tesla-n në shitjet e makinave EV dhe në zhvillimin e sistemeve informatike dhe software për të konkurruar me fluksin e karakteristikave të reja dhe azhurnimeve të kompanisë amerikane.

Mercedes tha të martën se prodhuesi japonez i baterive Envision AESC do të furnizonte modulet e baterive për makinat elektrike Mercedes të prodhuara në SHBA nga një stabiliment i ri në SHBA brenda gjysmës së dekadës.

Përveç hapjes së fabrikës së baterive Bibb County, në Alabama, Mercedes prezantoi edhe një SUV të madh elektrik, që do të ndërtohet në objektin e montimit aty pranë në Tuscaloosa, Alabama, këtë vit.

Fabrika e baterive, e cila do të punësojë 600 punëtorë, dhe impianti i montimit janë pjesë e një projekti prej 40 miliardë eurosh (44 miliardë dollarë) të Mercedes për të kaluar plotësisht te makinat elektrike deri në vitin 2030, aty ku tregjet lejojnë.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like