Memli Krasniqi në BIK: Ua uron Kurban Bajramin familjeve të dëshmorëve, martirëve dhe atyre që nuk i kanë pranë më të dashurit

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka uruar të gjithë qytetarëve të besimit Islam festën e Kurban Bajramit.

Krasniqi ka uruar në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.

Në fund, lideri i PDK-së ka thënë së të gjithë, bashkë dhe të shtyrë nga qëllimi i mirë, duhet të angazhohen për zhvillimin e vendit.

“Të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë, me fat festa e Kurban Bajramit!

Uroj, në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.

Në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit.

Bashkë dhe të shtyrë nga qëllimet e mira, uroj që secili prej nesh, angazhimin tonë ditor”, tha ai. /EO/

You may also like