Memli Krasniqi fton Albin Kurtit ti vizitojë prodhuesit e çokollatave të Kosovës, e jo fabrikat e çokollatave në Zvicër

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimit të ëmbëlsirave në Vushtrri se ato janë shumë më të shijshme sesa çokollatat e Zvicrës.

Kreu i PDK-së e ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti
që të vizitojë prodhuesit vendorë dhe të shijoj produktet e shijshme që ata i
bëjnë, para se të vizitojë fabrikat industriale të cokollatave jashtë Kosovës.

“Padyshim se edhe unë edhe të gjithë i vlerësojmë çokollatat
e Zvicrës, por, unë i kisha thanë Kryeministrit Kurti që para se me shku mi
vizitu fabrikat e çokollatave në Zvicër, le të vjen e të ëmbëlsohet me këto
ëmbëlsira të Kosovës, që fermerët dhe gratë e vyeshme të vendit tonë janë duke
i prodhuar. Sepse, janë këta që kanë nevojë për mbështetje, e jo fabrikat e
prodhuesve të çokollatave në Zvicër. Edhe, i garantoj që këto ëmbëlësira që i
provuam sot në IADK, janë më të shijshme sesa çokollatat industriale që
prodhohen në Zvicër.”, ka thënë Krasniqi.

Këto komente kreu i PDK-së i bëri gjatë takimit me fermerë të Komunës së Vushtrrisë në Organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, ku shumë gra punëtore bëjnë edhe përpunimin e pemëve dhe perimeve si dhe përgatisin ëmbëlsira me prodhime vendore.

You may also like