Melania e Donald në telashe? Një detaj ka intriguar rrjetin…. – Shqip

by admin
Spread the love

Një situatë interesante ka ndodhur pas funeralit të Amalia Knave, nënës së Melania Trump.

Konkretisht, ish-Zonja e Parë e SHBA-së dhe bashkëshorti i saj, Donald Trump, nuk kanë udhëtuar me të njëjtën makinë.

Siç shihet në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ish-presidenti i SHBA-së ka tentuar të hipë në makinën ku ndodhej bashkëshortja e tij Melania, por ka përfunduar duke shkuar në një automjet tjetër.

Ndërsa disa thonë se është masë sigurie, pasi janë persona jashtëzakonisht të rëndësishëm, të tjerë spekulojnë se ka shumë probleme në martesën e tyre.

Prej kohësh është përfolur sidomos në mediat amerikane se Melania dhe Donald Trump nuk kanë një martesë harmonike. Edhe kur Trump ishte president, sipas shumë raportimeve në media, Melania shpesh ndodhej jashtë Shtëpisë së Bardhë, rezidencës ku jetonte familja.

Donald Trump e mohoi shpesh këtë dhe theksoi se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Kujtojmë se kjo është martesa e tretë për ish-presidentin e SHBA. Ai ka pesë fëmijë gjithsej, dhe ka një djalë, Barron (17), me Melania. Ata janë të martuar që nga viti 2005. /tesheshi.com/

You may also like