MEKSIKË – Obrador i kërkon Bidenit heqjen e sanksioneve ndaj Kubës

by admin
Spread the love

MEKSIKO SITI, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador i kërkoi homologut të tij amerikan, Joe Biden, të heqë sanksionet tregtare kundër Venezuelës dhe Kubës pas vdekjes së nëntë emigrantëve kubanë në një aksident në Guatemalë.

”Çdo ligj i miratuar në këtë fushë, i cili shpërfill shkaqet e fenomenit migrator dhe nuk e trajton atë, është i dënuar të mbetet pezull”, i deklaroi presidenti i majtë presidentit amerikan, në një bisedë telefonike.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë tregoi se të dy palët kishin rënë dakord të “vazhdonin partneritetin e tyre produktiv” për sfidat e migracionit.

Ky shkëmbim vjen në një moment kyç, duke pasur parasysh njoftimin e afërt të një pakti të negociuar nga një grup senatorësh republikanë dhe demokratë, i cili do të ashpërsonte ndjeshëm politikën e migracionit të SHBA.

Edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të miratohet nga Kongresi, Joe Biden ka njoftuar tashmë se ajo përbën “paketën më të ashpër të reformave” në historinë e vendit dhe se do të “mbyllte kufirin” me Meksikën.

Detajet e paktit dypartiak nuk dihen, por gjithçka sugjeron se ai do të ashpërsojë politikën e emigracionit dhe azilit.

Ky është në fakt një kusht i vendosur nga republikanët në këmbim të lëshimit në Kongres të një zgjatjeje financiare prej rreth 100 miliardë dollarësh për të ruajtur ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin dhe për të forcuar kufirin me Meksikën.

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë nëntë emigrantë kubanë, u vranë dje në përplasjen mes një furgoni, një motoçiklete dhe një kamioni në një rrugë në Guatemalën perëndimore.

”Emigrantët kubanë po kalonin territorin e Guatemalës dhe po shkonin drejt SHBA”, tha në një deklaratë Instituti i Migracionit të Guatemalës.

Me më shumë se 3 000 kilometra kufi me SHBA, Meksika është një vend tranziti dhe ndalimi për migrantët, kryesisht nga vendet e Amerikës Qendrore të rrënuara nga dhuna dhe varfëria (Honduras, Guatemala, Salvador), Karaibet (Haiti, Kuba) ose Venezuela, të cilat janë kundër politikave kufizuese të SHBA./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like