Mehmeti: Me vite s’janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, policët presin rrugëve në gjysmë të natës

by admin
Spread the love

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se ka 5 vjet që nuk janë blerë uniforma të reja për Njësinë Speciale të Policisë, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti
këtë e ka thënë të premten në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë
dhe Mbrojtjes.

“Që
5 vjet nuk është ble uniformë për Njësinë Speciale, e ata policë i kemi mbajtur
në veri për dy javë”, ka thënë Mehmeti.

Tutje,
drejtori i Policisë, foli edhe për problemin e udhëtimeve.

“Ne
e kemi goxha problem dhe jemi munduar të vendosim në balancë çështjen e udhëtimeve.
Kemi porositur autobusë me ble. Në rastet kur kanë udhëtime të larta të udhëtojmë
edhe me automjete zyrtare. Por nuk kemi automjete mjaftueshëm. Prandaj na duhet
të blejmë më shumë autobus. Ne e kemi në plan konkret si t’i mbulojmë këto
pozita kur shumë punëtorë dalin në pension”. Mendojmë t’i mbulojmë numrin sado
që kemi nevojë”, tha ai.

Deputeti
i PDK-së, Rashit Qalaj, e akuzoi Mehmetin se i ka thënë kryeministrit Albin
Kurti se është hera e parë që këmba e policëve po shkelë në veri. Por këto akuza
u mohuan nga vetë drejtori i PK-së.

E deputeti
i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar shtim të numrit të policisë afër
shkollave fillore dhe të mesme.

“Problemi
kryesor në Kosovë janë drogat në shkolla fillore dhe të mesme dhe ju inkurajoj
ta shtoni numrin e policëve. Ky është hapi kryesor i policëve. Çka keni ndërmarrë
në plotësimin e policëve kur dalin në pension. Sa pozita janë me ushtrues
detyre. Rasti i 47 policëve policia është dëmtuar në imazh. A keni kërkuar përgjegjësi
nga drejtorët e policisë kufitare. Dikush duhet të marrë masa për këtë që ka
ndodhur. A do të ndërmerrni diçka për drejtorinë e policisë në komunitet”, tha
ai.

“Unë nuk mendoj që është dëmtuar imazhi i policisë por mbrohet nëse ne largojmë njerëzit që dyshohen për korrupsion. Ne duhet të kemi tolerancë 0 në aspektin e korruptimit. Nuk është mirë asnjë polic të korruptohet. Ne jemi duke bërë analizë hetimi i inspektoratit është në fazë delikate dhe nuk mund të ndërmarrim shumë veprime”, tha ai.

You may also like