Mehmeti: Me Partizanin, e vështirë dhe e paparashikueshme

by admin
Spread the love

Dinamo luan këtë të hënë në transfertë, në “Arena e Demave” ku përballë do të jetë Partizani.

Një sfidë e vështirë përballë kampionëve në fuqi, por për trajnerin Mehmeti, i cili ka dalë gjatë ditës së diel në një konferencë për shtyp,  skuadra është gati për të përballuar dhe një sfidë të tillë.

“Shumë e rëndësishme është që skuadra ka rikuperuar, gjendja është e mirë.

Derbi është derbi dhe sjell emocione pozitive, sepse janë ndeshje që kanë vlera. Janë dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Është ndeshje e vështirë dhe e paparashikueshme”.

“Partizani është ekip shumë i mirë dhe në gjendje të mirë këto javët e fundit.

Kjo e bën më të vështirë ndeshjen.

E njohim shumë mirë Partizanin dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi në ekuilibër, sidomos psikologjik.

Duhet të jemi racionalë dhe të kujdesshëm.

Strategjia jonë në këtë ndeshje ndryshon. Partizani të imponon respekt, por do të kërkojmë pikët”.

Në konferencë për shtyp është shfaqur dhe portiere Sali, i cili ka theksuar: “Ndryshimi i Dinamos është i dukshëm. Ka ndryshuar mentaliteti, mënyra e lojës dhe ajo çfarë lojtarët japin në fushë.

Me Partizanin do të jetë një ndeshje e luftuar dhe besoj e bukur për t’u parë. Dua që të vijnë sa më shumë tifozë ta shijojnë këtë ndeshje dhe të na mbështesin”.

You may also like