Mehmeti: Ishim superiorë deri te goli, meritonim diçka më tepër

by admin
Spread the love

Tirana u shpall kampion pikërisht në derbin e kryeqytetit përballë Partizanit pasi e mposhti me rezultatin 2-1, por për trajnerin Dritan Mehmeti ky rezultat mund të shmangej në rast se lojtarët e tij do të ishim me këmbë në tokë. Ai foli pas ndeshjes për Supersport ku analizoi edhe takimin.

“Ishim shumë më superiorë deri kur shënuam, kishim edhe mundësi me Carën që duhej ta interpretonte shumë më mirë mënyrën se si duhej të realizonte. Duhej të ishim më shumë me këmbë në tokë e ishim më të kujdesshëm, në mënyrë individuale kemi bërë gabime dhe i kemi dhënë iniciativën.

Edhe te goli i dytë është e pafalshme mënyra se si shkon drejt linjave të qendrave Marku dhe me individualitetin e cilësinë që ka kundërshtari realizoi. Më vjen keq se duhej të ishim më të përqendruar, pro në të tilla ndeshje shpërqendrohemi, duhej menaxhuar më me personalitet mënyra e lojës.

GJYKIMI- “Më vjen keq për penalltinë që u dha dhe e anulon VAR-i, ka kontakt të dukshëm. Ai është momenti që më vjen shumë keq, se titullin në derbi kam qenë edhe unë dhe Partizanin e ka bërë. Më vjen shumë keq, se çunat meritonin diçka më tepër.

Kur arbitri i fushës ndërhyn për penallti dhe ka kontakt nga kundërshtari me sulmuesin, nuk ka pse ndërhyn VAR-i. Shihet që gjuri i majtë i Hoxhallaritt ka prek takën e Skukës, për mendimin tim është penallti, nuk ka pse ndërhyn VAR në këtë situatë. Ky është shpjegimi im. Kjo është penallti e pastër, nuk ka protestuar fare Hoxhallari. Megjithatë, çfarë t’i bëjmë, kjo është pjesa e arbitrimit”.

ZËVENDËSIMET- “Lëvizjet u bënë për t’i dhënë fantazi lojës, por si pësuam golin e dytë, na dha goditje psikologjike dhe me zor e morëm veten, se të pësosh në atë mënyrë në derbi, normalisht duhej shumë për të rritur moralisht për të pasur cilësinë sepse ranë lojtarët psikologjikisht”. /oversport.tv

You may also like