Mehmeti: Arritëm objektivin minimal, Partizani investon për të fituar titullin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Falë fitores 4-0 përballë Kastriotit, Partizani ka siguruar matematikisht një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Tekniku Dritan Mehmeti ka thënë në emisionin “Gol Pas Goli” se ky ishte objektivi minimal i klubit, pasi Partizani është një skuadër tek e cila investohet për të fituar titullin kampion.

“Është bërë një punë e madhe, dua të falenderoj djemtë të cilët kanë qenë profesionistë dhe do të ishte mrekulli të ishim edhe në finale të Kupës, na dhemb shumë ajo ndeshje.

Për mendimin tim është një sukses, edhe pse minimal për Partizanin se presidenti investon miliona për të dalë kampion dhe ky është objektiv minimal, por si erdhi situata në pjesën e parë të sezonit nuk është keq.

Nëse do të ishit presidenti Demi, do ta konfirmonit trajnerin Mehmeti? “Është një pyetje e vështirë, por Gazin vetëm dua ta falenderoj për mundësinë dhe besimin”, ka thënë trajneri i Partizanit. / Oversport.tv

You may also like